Politike

Bllokimi i buxhetit, kryebashkiaku i Skraparit i përgjigjet ministres: Mjerë shqipëria në dorë të kujt ka rënë

1 Mars 2019, 19:41 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit, kryebashkiaku i Skraparit i përgjigjet ministres:

SKRAPAR- Pas deklaratës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, lidhur me bllokimin e buxhetit të Bashkisë Skrapar, ka reaguar edhe kryebashkiaku Nesim Spahiu. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet: “Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!”, ndërsa shprehet se institucioni që ai drejton është ende pa buxhet për faj të konfirmimit të disa vendimeve të paligjshme, konfirmuar nga Prefekti i Beratit, Harilla Dafa. 

Sipas kryebashkiakut Spahiu, vendimet e konfirmuara nga Prefekti Dafa, janë jo vetëm të pa ligjshme por dhe të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm. 

Postimi i plotë: 

Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!

Zonja ministre, ndoshta nuk do ta kuptosh se ende Bashkia e Skraparit nuk ka buxhet dhe kjo për faj të konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme, konfirmuar nga Prefekti i Beratit, Harilla Dafa.

I kujtojmë Ministres, Anila Denaj se të gjitha vendimet e konfirmuara nga Prefekti Dafa, janë jo vetëm të pa ligjshme por dhe të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm.
Këto që bëni ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përultësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike.

Kjo do të thotë, vetëm politikë e ndyrë në dëm të banorëve të Skraparit të cilit kanë mëse një muaj që u mungojnë; shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, punonjësve rrogat, si dhe fëmijët pa shërbimin në çerdhe, fëmijët me aftësinë ndryshe pa kujdesin e punonjësve social . Nëse nuk e dini, po u tregojmë zonja ministre, se buxheti nuk është 4 fletë formati, me 4 vendime, nga të cilit një i falsifikuar, por është një buxhet i detajuar me treguesit ekonomike ku përfshihet i gjithë zhvillimi ekonomik i bashkisë.

Ndaj u bëjmë edhe njëherë thirrje që të reagoni sa nuk është vonë, në pritje që edhe këta banorë, të marrin shërbimet që u takojnë me ligj nëse ka shtet…

Kutjojmë se me anë të një deklarate nisur për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shprehet se nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, ndërsa akuzon për këtë kreun e Bashkisë Skrapar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia skrapar bllokimi i buxhetit nesim spahiu bashkia skrapar bllokimi i buxhetit nesim spahiu

Sondazh

Poll