Politike

KQZ të hënën u jep mandatin 4 deputetëve të rinj të LSI, ja emrat që zëvendësohen

2 Mars 2019, 11:33 Nga DOSJA
KQZ të hënën u jep mandatin 4 deputetëve të rinj

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit katër kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga lënia e mandatit e deputetëve të opozitës.

Bëhet fjalë për Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj, të cilët tashmë pritet të marrin mandatin nga lista e LSI-së, pas djegies së mandateve të opozitës.

KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endir Braimllari, Qarku Tiranë, Përpari Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.

Njoftimi i KQZ:

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

 2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

 3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

 4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

 5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 4 kandidatet e rinj te lsi djegia e mandateve kqz 4 kandidatet e rinj te lsi djegia e mandateve kqz

Sondazh

Poll