Politike

JA EMRAT/ Kush janë 5 kandidatët e LSI që ‘braktisën’ kauzën e opozitës dhe morën privilegjet e deputetëve

Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, janë 4 kandidatët e LSI, që 'nxituan' për t'u bërë deputet. Ralf Gjoni, është ende kandidati i dyzuar. Por pse u tërhoqën kandidatët e LSI nga qendrimi ekstrem i opozitës?
Featured image of article: JA EMRAT/ Kush janë 5 kandidatët e LSI që ‘braktisën’ kauzën e opozitës dhe morën privilegjet e deputetëve Ralf Gjoni, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu, kandidatët e LSI
Përditësuar:

TIRANË- Një javë pasi opozita sakrifikoi mandatet e deputetëve si radikalizim i qendrimit opozitar të dy partive kryesore PD dhe LSI, por edhe të partive të tjera të vogla që pranuan t’i bashkoheshin propozimit të Lulzim Bashës, kandidatët e listave të dy partive kanë befasuar.

Deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë 4 kandidatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë pranuar mandatin e deputetit pasi kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë futjes së tyre në Parlament.

I vetmi që është ende në konsultimet e fundit është ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni, dikur një njeri shumë i afërt i familjes Meta, por sot, gjërat duket se nuk janë njësoj…

Ylli Shehu

Ylli Shehu, ish-deputet i Partisë Republikane kaloi disa vite më parë në LSI e më pas u kandidua nga Ilir Meta në listën e Tiranës.

Ylli Shehu, kandidat i LSI

Sapo i doli emri, Ylli Shehu tha se vendimi nuk ishte partiak por individual. Sot, ai ka çuar deri në fund fjalën e tij duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Enver Roshi

Enver Roshi, i treti kandidat i LSI-së në qarkun e Elbasanit, në listën e Gramshit ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Roshi nuk ka dhënë arsye për kalimin e tij në parlament dhe daljen nga rryma e LSI.

Enver Roshi, kandidat i LSI

Me foton e Ilir Metës në ‘zyrë’ por jo në ‘zemër’, Roshi shkon në Parlament për të zëvendësuar deputetët e partisë së tij.

Aurora Mara

Aurora Mara, kandidate e LSI-së në Dibër, ndoqi të njëjtat hapa si ‘miqtë’ e tjerë të saj në LSI. Edhe Mara dorëzoi sot formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Aurora Mara, kandidate e LSI

Edmond Rrushi

Edmond Rrushi, kandidat i LSI në qarkun e Tiranës zyrtarizoi pranimin e mandatit pasditen e të premtes.

Ralf Gjoni

Lëvizja më e beftë është ajo e Ralf Gjonit. Gjoni, ish-këshilltar i Ilir Metës kur ky i fundit ishte kryetar parlamenti, u kandidua nga LSI në qarkun e Tiranës në vitin 2017-ës. Pas humbjes në zgjedhje, Gjoni u distancua hapur nga LSI dhe qëndrimet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni, kandidat i LSI

Zërat afër Gjonit thonin asokohe se kryetarja e LSI nuk ishte aq e afërt me Gjonin sa i shoqi president, Ilir Meta. Gjoni edhe nuk ka dorëzuar formularin në KQZ, por burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas konsultimin edhe me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Gjoni pritet të pranojë mandatin.

Si ndryshuan mendje kandidatët e LSI

Ajo që ende ‘deputetët’ e nxituar të LSI nuk i kanë shpjeguar shqiptarëve dhe elektoratit të tyre janë arsyet pse kanë dalë nga qëndrimi ekstrem i opozitës dhe po i drejtohen një parlamenti që ka ngelur tashmë vetëm me mazhorancën.

Ditë më parë, kur PD vendosi djegien e mandateve, mediat afër qeverisë nuk ngurruan të publikonin edhe përfitimet që kanë deputetët, duke nisur nga rroga, pagesa e telefonit, dietat, udhëtimet etj.

A lidhet qëndrimi i tyre me një investim politik për të kaluar në mazhorancën e fuqishme të Edi Ramës, apo është vetëm një shprehje e pakënaqësisë me opozitën dhe rrugën e saj të betejës? Kemi shumë për të parë…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment