Politike

‘The Washington Times’: Si po e ekspozon kriza politike në Shqipëri axhendën e Sorosit

1 Mars 2019, 18:46 Nga DOSJA
‘The Washington Times’: Si po e ekspozon kriza politike në

Ish-kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Todd Wood ka botuar një opinion tijin në “The Washington Times” lidhur me situatën politike në Shqipëri. Wood shkruan se Rama është i lidhur me Xhorxh Sorosin dhe se reforma në drejtësi është e dështuar pasi kontrollohet nga oligarkët.

“Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit rreth axhendës së globalistëve në Ballkan dhe afërsisë së qeverisë që kanë me kryeministrin Edi Rama dhe organizatën e George Soros. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë kundër “shkëmbimit të territoreve” të propozuar midis Kosovës dhe Serbisë -me arsyetimin se mund të përfundojë duke bërë gjërat shumë më keq në rajon.

Ngjarjet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, gjatë javëve të fundit ofrojnë njohuri të reja se si ky mendim i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij luajnë në vendet e dobëta të Evropës Lindore dhe në mbarë botën.

Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri ka dështuar duke lejuar që oligarkët e korruptuar në vend të miratojnë ligjet përmes parlamentit pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Rama tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar kaseta audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum.

Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE, pasi korrupsioni është i mallkuar. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës duke kërkuar: ‘Rama ik’.”

Po kush është Todd Wood?

Wood hyri në Forcat Ajrore Amerikane në vitin 1982 dhe u largua prej tyre në vitin 1994 me grandën e kapitanit. Pasi la ushtrinë amerikane, Wood iu përkushtua fushës së financës, duke hapur bizneset e tij në 44 vende të botës. Prej vitit 2011, ish-kapiteni i është përkushtuar edhe “penës”. Ai ka shkruar disa vepra. Tanimë ai ka disa kolona ku shkruan opinionet e tij në “Washington Times”, Fox Business, NY Post, Moscow Times, Gazetën e Forcave të Armatosura Amerikane, Newsmax TV, Review Kombëtare, Zero-Hedge, Breitbart dhe shumë të tjera.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites protesta e opozites reforma ne drejtesi the washington post todd wood xhorxh soros djegia e mandateve te opozites protesta e opozites reforma ne drejtesi the washington post todd wood xhorxh soros

Sondazh

Poll