Politike

Samiti i Diasporës/ S’na e kishte marrë mendja! E zbulon Rama: Majko është budist

1 Mars 2019, 19:02 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ S’na e kishte marrë mendja! E zbulon Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë pas dorëzimit të çmimeve “Shqiponjat e Arta” gjatë Samitit të Diasporës. Rama me nota humori tregoi se gjatë ndarjes së çmimeve disa gra po komentonin të gjithë ata që merrnin çmimet. 

Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe punën e mediave të Diasporës, të cilat sipas kryeministrit Rama kanë folur keq për Samitin.

“Më bëri shumë përshtypje negativiteti i kazanëve të Diasporës. Sidoqoftë po t’i besosh mikut tim budist Pandeli Majkos të gjitha këto janë shenja të mira,”- tha Rama.

Pas fjalës së tij, kryeministri Rama i dorëzoi çmimin “Shqiponja e Artë” tenorit shqiptar, Saimir Pirgut. Mes tyre nuk munguan batutat. (Lexo këtu)

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Sot ishte e dhënë të ishte dita e dorëheqjes sime nga fjalimet e shkruara sepse më duket më e udhës t’i lëmë hapsirë të ftuarve të nderit. Me shumë dëshirë dua t’i falenderojë të pranishmit për mundimin që keni marrë për të ardhur deri këtu dhe të mos thoni që nuk ia ka vlejtur. Përgëzoj ata që po marrin shqiponjat e arta. Ndërkohë ishin tre zonja shumë energjike që merrnin nëpër gojë ata që merrnin shqiponjat. I thashë nuk kemi menduar një Shqiponjë për thashetheme, por gjithësesi nuk mund ta japim sepse do të na duhet të prodhonim shumë. Prapë do ziheshin se kush e ka të artë prej vërteti. Më bëri shumë përshtypje negativiteti i kazanëve të Diasporës. Sidoqoftë po t’i besosh mikut tim budist Pandeli Majkos të gjitha këto janë shenja të mira,”-tha Rama gjatë fjalës së tij.

(k.m./dosja.al)

(k.m./dosja)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pandeli majko saimir pirgu samiti i diaspores shqiponja e arte edi rama pandeli majko saimir pirgu samiti i diaspores shqiponja e arte

Sondazh

Poll