Politike

Nga 'i ulët' tek 'e vlerësoj'! Kontradikta e Ramës në mediat britanike për Rishi Sunak

Këto deklarata, të bëra në mediat e huaja e tepër prestigjoze, janë bërë në një hark kohor shumë të shkurtër.

5 Qershor 2023, 21:06 Nga A.B
Nga 'i ulët' tek 'e vlerësoj'! Kontradikta e
Rishi Sunak, Edi Rama

BRITANI E MADHE- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e Britanisë ndaj emigrantëve shqiptarë kanë ndryshuar pa kaluar 24 orë. 

Këto deklarata, të bëra në mediat e huaja e tepër prestigjoze, janë bërë në një hark kohor shumë të shkurtër. Fillimisht, gazeta ‘Telegraph’ publikoi një shkrim ku Rama kritikonte kryeministrin britanik, për taktikat e tij me ‘shije të hidhur’ lidhur me goditjen që po u bën emigrantëve që vijnë me gomone. 

“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe me shije të keqe përdorimi i një drame për përfitime politike. Më pak se 2 përqind e totalit të mbërritjeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është diçka shumë e ulët."

E më pas, si për habi, pa kaluar as 6 orë, Rama shfaqet si protagonist në një shkrim tjetër duke lavdëruar Sunak. 'Rama e vlerëson për shmangien e politikave 'të çmendura' të migracionit'- shkruhet në artikullin e 'Financial Times'.

“Lideri shqiptar ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për mënyrën se si e ka trajtuar emigrimin përmes kanalit me anë të një bashkëpunimi praktik në vend që të shpenzojë para për ‘gjera të çmendura që nuk funksionojnë kurrë’ si paraardhësit e tij"

Rama tha për 'FT' se rënia e numrit të emigrantëve që përdorin së fundmi gomonet për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai pa sukses ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë. 

Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri këtë gjë dhe e bëri në pak javë,” tha Rama për 'FT'.

Tani, cilës deklaratë të Ramës t'i besojmë? Asaj të mëngjesit apo të mbasdites?

edi rama rishi sunak

Sondazh

Poll