Politike

"Boll me revolucion"/ Rezultati i zgjedhjeve, Basha: 14 Maji është arrest kardiak për demokracinë

Basha tregoi se shkak i këtyre takimeve u bë rezultati i '14 majit'.

5 Qershor 2023, 19:08 Nga A.B
"Boll me revolucion"/ Rezultati i zgjedhjeve, Basha: 14 Maji
Lulzim Basha

BERAT- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me të rinjtë në Berat. Ai tregoi se shkak i këtyre takimeve u bë rezultati i '14 majit'. Po ashtu, sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ishte si një arrest kardiak për demokracinë. 

'Kur e nisa kete tur takimesh shkaku, brenda e pare ishte ajo që ndodhi më 14 Maji. Nuk ishte e papritur. Por dimensioni i asaj qe ndodhi goditi rëndë demokratët dhe qytetaret. Sepse ajo eshte një brenge, nje lendim qe ne qytete qe ka patur projekte dhe endrra per ndryshim, ajo nuk ndodhi. 14 Maji eshte arrest kardiak per demokracine. Problemet e zgjedhjeve, shitblerjet e votes por edhe sepse munguan alternativat, ofertat. Qytetaret hyne ne nje process me koken ulur. 87 ne 100 votues per her ete pare nuk moren pjese ne votime, ne farsen e demokracise, te shoqeruar me darje dhe lodra. Ndryshe nga Big Brother i prodhuar nga patentate nderkombetare, ndersa big brother i Shqipërisë u braktis, fatkëqesia e Shqipërisë. 14 maji, numri me i madh i atyre qe folen me bojkot jane te rinjte. Dhe ky eshte nje mesazh i qarte qe ju keni dhene.

Divorsi i politikes me qyteraret, me te verteten. Do ta leme politiken te rrjedhe si lumi i Osumit, e te marre perpara gjithcka perfshire shpresat dhe deshirat apo do ti veme dige dhe ta bejem qe ky uje te punoje per njerezit, te ndihmoje dhe jo pengoje jetet, te behet burium per shpresa. Qe te bejme kete te dyten, duhet te lidhem fijet e keputura mes zgjedhesve dhe të zgjedhurve, ne parlament, qeveri e kudo. Duhet te jemi reflektues. Nuk ka më kohë.'- tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll