Politike

"Ka mbetur nga koha e komunizmit"/ Propozimi i Bashës: Të hiqet neni që deputeti nuk mban përgjegjësi për çka thotë

Basha propozoi që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”.

5 Qershor 2023, 21:01 Nga A.B
"Ka mbetur nga koha e komunizmit"/ Propozimi i Bashës: Të
Lulzim Basha

BERAT- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat, aty ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë. Basha njoftoi tre propozime që sipas tij mund të ndryshojnë jetën politike në vend. Po ashtu, ai propozoi që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”.

“Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e duhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.

Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori"

lulzim basha

Sondazh

Poll