Politike

“Të dhënat nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik”, Celibashi rrëzon akuzat e Berishës

Opozita pretendon se në zgjedhjet e 14 Majit pati manipulim të vullnetit të zgjedhësve, dhe një ndër arsyet ka qenë dhe votimi dhe numërimi elektronik

5 Qershor 2023, 17:54 Nga m.s
“Të dhënat nga rinumërimi, përputhen 100% me
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, me anë të një postimi në Facebook njofton se të dhënat e dala nga rinumërimi i disa kutive të votimit për bashkitë Elbasan dhe Kamëz, kanë treguar se përputhen plotësisht me të dhënat që kanë gjeneruar pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Ja se çfarë shkruan Ilirjan Celibashi

Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqiperi.

*të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz.

Nga ana tjetër, opozita pretendon se në zgjedhjet e 14 Majit pati manipulim të vullnetit të zgjedhësve, dhe një ndër arsyet ka qenë dhe votimi dhe numërimi elektronik. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se vetëm në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative. Sali Berisha publikoi materiale filmike nga 6 prej qendrave të votimit, duke folur me emra operatorësh dhe komisionerësh socialistë, të cilët sipas tij, në shkelje të ligjit kanë votuar me kartat e qytetarëve.

ilirjan celibashi elbasan kamez

Sondazh

Poll