Politike

Arrestimi i zyrtares, mesazhi i Ramës nga Fieri: Mos lejoni që një dru i shtrembër që del mes nesh t'u cënojë krenarinë

Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cënojë krenarinë për partinë”. Pavarësisht se nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë

5 Qershor 2023, 17:50 Nga m.s
Arrestimi i zyrtares, mesazhi i Ramës nga Fieri: Mos lejoni që
Edi Rama

FIER- Nga Fieri ku është ndalur sot në turin e falenderimit, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj fierakëve, që sipas tij, bënë që fitorja të ishte e thellë. Duke premtuar se më shumë do bëhet nga sa janë arritjet aktuale, kryeministri Rama tha se është merita e fierakëve që edhe edhe Tropoja ka votuar për PS.

Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cënojë krenarinë për partinë”. Pavarësisht se nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë. Sot një sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë u la në burg për korrupsion.

“Është merita juaja që sot edhe Tropoja ka votuar PS, jo vetëm kemi fituar me kandidatët por kemi fituar shumicën në Këshillën Bashkiak dhe kjo është shumë domethënëse. Jeni të sigurtë se çfarë keni bërë në vijësimësi, ka pasur rolin e vetë.

Jam i privilegjuar që jam në krye të kësaj partie, ku jeni ju, dhe e di shumë mirë ka deputet që nuk e dinë, por s’kemi çfarë ti bëjmë.

E di se është e pamundur që juve t’ua kthesh atë që jepni për PS. Po mos ishit ju, dhe Fieri nuk do ishte ky i sotmi, por do ishte edhe me keq se ai që ishte dje. Në fund të ditës, kurrë mos lejoni që një dru i shtrembër, dy apo shtatë që ndeshemi rrugës dhe dalin nga mes nesh, t'ua cënojë krenarinë legjitime për PS”, tha Rama.

fier edi rama zgjedhjet

Sondazh

Poll