Politike

“Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhëmbët”, Rama nga Lushnja: S’na falet të mos bëjmë gjithçka, ka shumë gjëra që s’shkojnë me drejtësinë

Rama vuri në dukje se nuk ka ndodhur më parë që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë

5 Qershor 2023, 19:36 Nga m.s
“Ka momente që duhet të shtrëngojmë
Rama ne Lushnje

LUSHNJA- Nga Lushnja, kryeministri Edi Rama dha sinjale të forta për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se ka momente kur ka shtrënguar dhëmbët kur disa njerëz kanë abuzuar me mbështetjen e tij. Megjithatë, Rama vuri në dukje se nuk ka ndodhur më parë që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë. E në të njëjtën kohë tha se ka shumë për t’u bërë me sistemin e drejtësisë, por do të bëjnë më shumë që fëmijët të mos paguajnë të keqen.

“Nuk na falet të mos bëjmë gjithçka. Kam shumë besim që gjërat do vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më mirë. Por duhet të kemi durim. Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët, kur shikojmë njerëz që papritur e pa kujtuar që besimin tuaj dhe mbështetjen tonë të përbashkët e abuzojnë, dhe na bëjnë të gjithëve të skuqemi kur i shohim.

Por duhet të jemi shumë krenarë që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë të bëjë drejtësinë, duke u sjellë ashpër me të fuqishmit. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend, që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.

E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me këtë drejtësinë e re, dhe shumë gjëra që do donim t’i shikonim ndryshe. Por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk mund të bëjmë dot atë që nuk u bë në 500 vjet. Por mund të bëjmë më shumë që fëmijët të mos paguajnë të keqen”, tha Rama.

rama drejtesia lushnje

Sondazh

Poll