Politike

Takimi me krerët e degëve/ 5 kryetarë i kërkojnë Bardhit me urgjencë zgjedhje: Anëtarët e PD-së duan një kryetar

5 krerë degësh kanë folur deri tani, që kërkojnë sa me shpejt zgjedhje për kryetarin, mes tyre Pëllumb Seferi dhe Mirilda Collaku me argumentin qe PD ka nevojë për kryetar.

5 Qershor 2023, 19:30 Nga A.B
Takimi me krerët e degëve/ 5 kryetarë i kërkojnë
Partia Demokratike

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi vijon prej më shumë se 1 ore diskutimet me krerëve te degëve. Raportohet se 5 krerë degësh kanë folur deri tani, që kërkojnë sa me shpejt zgjedhje për kryetarin, mes tyre Pëllumb Seferi dhe Mirilda Collaku me argumentin qe PD ka nevojë për kryetar dhe për dikë që të drejtojë, ‘anëtarët e PD na e kërkojnë’ që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

Ditën e sotme, Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet apo degët, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve./Dosja.al

pd 5 qershor 2023

Sondazh

Poll