Politike

Marrëveshja e 17 Majit/ Basha: Meta dhe Berisha e përshëndetën, pasi iu prekën interesat nisën industrinë e baltës kundër PD

Basha sqaroi se marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA, ku ka dhënë mesazhe të qarta se kush refuzon, do ketë pasoja.

5 Qershor 2023, 20:26 Nga m.s
Marrëveshja e 17 Majit/ Basha: Meta dhe Berisha e
Basha ne Berat

BERAT- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me të rinjtë e të rejat në Berat, ka folur për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Rama. Ai tha se marrëveshja ka ardhur pas një presioni dhe një drafti të SHBA-së. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Basha sqaroi se marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA, ku ka dhënë mesazhe të qarta se kush refuzon, do ketë pasoja.

“Marrëveshja e 17 Majit ështe marrëveshje transparente. Marrëveshja u publikua nga PD dhe PS, me të gjitha pikat. U duartrokit në unanimitet. U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje, disa anëtarë nuk u rikandiduan, nuk ishin kandidatë për deputetë.

Në momentin që nuk u rikandiduan, filluan “marrëveshja ishte e keqe”, “ishte në kurriz të demokratëve”. Sa kohë ishte në interes të tyre, ishim promotor të marrëveshjes. Kur nuk u kandiduan, filluan ti binin PD. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA.

Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I dërguari tha kush refuzon, do ketë pasoja. Edhe sot pas 6 vitesh të marrëveshjes së 17 Majit, mund ta shkarkoni në internet. Vazhdojnë me industrinë e baltës dhe të gënjeshtrave. E meta ime, besoj tek integriteti njerëzor tek këta njerëz, thonë e bardhë, por kur iu prish interesi thonë “e zezë”.

Por këta njerëz janë pa integritet. Si mund ta thuash “kjo është e bardhë në mëngjes”, në darkë “të thuash e zezë”. Këto janë me probleme mendore, ose njerëz pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5. Kjo marrëveshje ka ardhur pas një presioni dhe një drafti të SHBA. Kjo është e vërteta. Media, kur ballafaqohet me gënjeshtra, nuk mjafton të demostrojë gënjeshtrën, por duhet të tregojë edhe të vërtetën”.

lulzim basha berat marreveshja e 17 majit

Sondazh

Poll