Sport

Mësohet arsyeja pse Sira Martínez, vajza e Luis Enrique dhe Ferran Torres i Barcelonës, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre...

Vajza e Luis Enrique dhe futbollisti i Barçës kanë ndërprerë përfundimisht lidhjen e tyre dyvjeçare

5 Qershor 2023, 19:12 Nga DOSJA
Mësohet arsyeja pse Sira Martínez, vajza e Luis Enrique dhe Ferran

SPANJE - Javën e kaluar u publikua lajmi se Sira Martínez, vajza e Luis Enrique dhe futbollisti Ferran Torres i Barcelonës i dhanë fund lidhjes së tyre . Çifti kishte dy vite së bashku, por një krizë mes të dyve ishte shkas për ndarjen.

U fol shumë për të dy, sidomos kur Luis Enrique mori sërish frenat e skuadrës katalanase, pasi lojtari i Barçës ishte pjesë e skuadrës së tij edhe në Kupën e Botës në Katar, emërimi i fundit i asturianit si trajner.

Si Sira, ashtu edhe Ferran, postuan foto në rrjetet e tyre sociale së bashku dhe treguan mbështetje në karrierat e tyre, ai si futbollist dhe ajo si ‘Amazonë’. Fotografia e tyre e fundit së bashku ka qenë në fund të shkurtit, në ditëlindjen e futbollistit, ku ajo ka publikuar shumë foto të të dyve bashkë. 

“Gëzuar ditëlindjen, jetë të lumtur dhe jam e lumtur që mund të ndaj edhe shumë momente me ty Ferran Torres. Të dua shumë, dashuri, gjithmonë”,- ka shkruar ajo.

Por të binte në sy fakti, se më 1 prill, në ditëlindjen e Sirës, ​​Ferran nuk postoi asgjë me vajzën e Luis Enrique në rrjetet e tij sociale. Ai nuk e ka uruar dhe as ka komentuar në asnjë foto të saj.

“Culemania” ishte mediumi që shpjegoi arsyet e ndarjes: "Ata morën një pushim disa muaj më parë, pasi gjërat nuk po shkonin mire. U përpoqën përsëri, por tani marrëdhënia ka përfunduar përfundimisht,"- raportoi ajo.

Përveç kësaj, 'Socialité' në programin e saj këtë fundjavë, tha se të dy e kishin kuptuar se marrëdhënia e tyre nuk po shkonte askund. Kështu, në moshën 23-vjeçare ata preferuan të eksperimentojnë dhe të fokusohen në karrierën e tyre, Ferran si futbollist dhe ajo si kalorëse, e cila kohët e fundit kaloi nëpër turneun Longines Global Champions në Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll