Politike

Rinumërimi i kutive të Belshit? KAS rrëzon kërkesën: Provat do kqyren nesër

Por sipas relatorit Ledio Brahos, dy prej anëtarëve i kërkuan KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 mjit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

5 Qershor 2023, 14:00 Nga I.A
Rinumërimi i kutive të Belshit? KAS rrëzon kërkesën:
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Por sipas relatorit Ledio Brahos, dy prej anëtarëve i kërkuan KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 mjit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

“KAS pasi u tërhiq për vendim me shumicë votash rrëzoi kërkesën e ankuesit të subjektit ankimues “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Megjithatë duke qenë se ankesa ishte bërë në bazë të nënti 136, pika 1 shkronja c e kodit zgjedhor, dy anëtarë të KAS në zbatim të pikës tre të këtij neni i kërkojmë KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Seanca për këqyrjen e këtyre provave do të lihet nesër në datën 6 orën 13:30”, tha Braho.

kas

Sondazh

Poll