Politike

Tensionet në Kosovë, Rama mbledh "Open Ballkan"/ Të enjten në kryeqytet, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

5 Qershor 2023, 11:58 Nga k.m.
Tensionet në Kosovë, Rama mbledh "Open Ballkan"/ Të
Foto ilustruese

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se pritet të zhvillohet një takimin i formatit “retreat” të enjten.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.

Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.

Natyrisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve. Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës./TopChannel

edi rama open balkan ne tirane

Sondazh

Poll