Politike

VENDORET- Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se duhet të japë dorëheqjen pasi nuk e duan as "njerëzit e tij".

5 Qershor 2023, 12:04 Nga k.m.
VENDORET- Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupi parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, i cili nuk arriti që të fitonte zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tropojës. Nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se duhet të japë dorëheqjen pasi nuk e duan as "njerëzit e tij". E po ashtu, hoqi paralalen e u shpreh se do të bënte të njëjtën gjë, nëse nuk do siguronte fitore në Librazhd.

"Bardhi bëri një lapsus që shërbimet e seancës ta korrektojnë sepse iu referua kryeministrit të Moldavisë si zonjë, por ai është zotëri. Ndoshta e kishit për presidenten. Tani u ta ka lënë Luli këtë problem llogarish, por fakti që Berisha nuk përmendi Tropojën tregon shumë. Sali, humbjen e Tropojës do e konsiderosh si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç; nëse një rezultat të tillë do e kisha në Librazhd unë nuk të vija më këtu. Kur s'të voton fshati yt, nuk kanë çfarë të të votojnë të tjetër,"-tha ndër të tjera Balla.

PJESË NGA FJALA:

Sali Berisha u shpreh se ka 547 mijë zgjedhës në gjithë Shqipërinë që paskan votuar 2 herë dhe sipas tij i bie që këta 547 mijë zgjedhës që kanë votuar për kandidatë e shumicës, të gjithë të kenë votuar dy herë siç tha ai, që i bie nga 1,395,000 vota që janë numëruar, pra që kanë marrë pjesë, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Tani ose ta ka lënë Luli këtë problem llogarish në matematikë, por gjëja që i vuri qershinë mbi tortë kësaj shprehje kuptimplotë të disfatës që sapo bëri udhëheqësi historik i foltores, fakti që nuk përmendi Tropojën është gjëja më e bukur. Pra, rezulton që Sali Berisha e ka pranuar humbjen në Tropojë se nuk e përmendi Tropojën si një prej rasteve të bashkive, ku të ketë pasur një problem si ky. Sali, humbjen e Tropojës do ta konsideroj si humbjen tënde personale. Unë po ta them troç, edhe pse nuk jam më aty, nëse një rezultat të tillë do ta kisha në Librazhd, nuk do vija më në këtë sallë. Bën mirë dhe ti që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës tënd të politikë, të lëshosh mandatin e të ikësh njëherë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, sepse në fund të fundit, kemi një shprehje të gjithë, kur s’të voton fshati jot ç’të të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin të drejta, demokratike, fakti është që ditën e dielë në 14 maj në orën 19:00 udhëheqësi i parë që doli për të njoftuar fitoren ishte Berisha, ku tha Tirana blu, Elbasani blu, Durrësi blu, Fieri blu, ndërkohë që PS mori në Fier mori 70% të votave.

taluant balla seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll