Politike

EMRAT- Drejtimi dhe situata në PD, Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, mungon Alibeaj e Tabaku

Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa janë mësuar edhe emrat e deputetëve të pranishëm. 

5 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA
EMRAT- Drejtimi dhe situata në PD, Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar
Foto ilustruese

TIRANË- Nis mbledhja e deputetëve të Partisë Demokratike e thirrur nga Gazment Bardhi. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa janë mësuar edhe emrat e deputetëve të pranishëm. Deputetët që po marrin pjesë janë në takim janë: Arbi Agalliu, Qani Xhafa, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Ferdinand Xhaferri, Bledjon Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Andia Ulliri, Ramadan Likaj, Gazment Bardhi, Flamur Hoxha dhe Dash Sula.

Ndërsa vihet re se mungojnë: Enkelejd Alibeaj; Lulzim Basha; Orjela Nebiaj; Jorida Tabaku; Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka.

Sondazh

Poll