Politike

Braçe "PËRPLASET" me Dash Sulën në Foltore, luftojnë për diskutimin, socialisti: Ia lë radhën, me kusht mos të qajë

Bardhi kërkoi sërish fjalën për replikë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre.

5 Qershor 2023, 11:01 Nga k.m.
Braçe "PËRPLASET" me Dash Sulën në Foltore,
Momenti nga 'përplasja'

TIRANË- Një debat i nisur në Kuvendin e Shqipërisë është shuar shpejt. Teksa demokrati Gazment Bardhi kërkon fjalën për replikë, në Foltore u përplasën Dashnor Sula dhe Erion Braçe. Bardhi kërkoi sërish fjalën për replikë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre. Por i kërkoi që replikën t'ja bënte një koleg, në këtë rast deputeti Sula. Po në të njëjtën kohë u ngrit edhe deputeti Erion Braçe u ngrit për të marrë fjalën.

PJESË NGA DEBATI:

Bardhi: Më jepni fjalën.

Felaj: Nuk iu takon. Po të kishit të drejtë do e merrnit fjalën.

*Çohet Braçe edhe Dash Sula, Foltorja rrethohet nga Garda.

Felaj: Braçe e keni mirëkuptimin...

Braçe: Patjetër me një kusht që të mos qajë.

seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll