Politike

"E besuara" e saj u kap me para! Manastirliu "lan duart": Distancohemi plotësisht!

Si replikë, nga Foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu tha se ajo vetë distancohet plotësisht nga ngjarja. Ndërsa shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.

5 Qershor 2023, 10:57 Nga k.m.
"E besuara" e saj u kap me para! Manastirliu "lan duart":
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen pas arrestimit për korrupsion të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Si replikë, nga Foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu tha se ajo vetë distancohet plotësisht nga ngjarja. Ndërsa shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.

“Distancohemi plotësisht! Cilido që shkel këto parime duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji. Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që kur kam marrë poste publike. Rasti duhet të hetohet deri në fund. Nëse del të përballet me pasojat e ligjit. Ky ka qenë objektivi im që kur kam marrë detyrën. Rasti është i rëndë, duhet hetuar. Nëse del, ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me ligjin. Çdo person që merr detyrën në subjektin publik merr dhe përgjegjësinë para ligjit. Kjo është arsyeja pse e iniciuam dhe e bëmë reformën në drejtësi. Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Unë e kuptoj që e keni të vështirë për ta kuptuar këtë. E keni të vështirë sepse dikur kush ishte në hetim vazhdonte të drejtonte institucionet nga shtëpia. Kush vriste, drejtonte institucione të larta. Ndaj, sot ju se kuptoni dot qëndrimin tim dhe tonin për këtë gjë. Të gjithë të barabartë përpara ligjit. Zakoni juaj tashmë dihet, ju doni të bëheni, avokatë, prokurorë e gjykatës. Ju doni të bëni këto role dhe doni të vërtisni politikisht. Por falë zotit, sot kemi drejtësi dhe organe drejtësie të pavarura. Dhe unë ndryshe nga ju i respektoj,”-tha Manastirliu.

ogerta manastirliu seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll