Politike

Braçe: Pse nuk bien çmimet, sot kur ngre një problem nuk merren me atë, por me ty

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe ka deklaruar se çmimet e ushqimeve në botë janë ulur, ndërkohë që këtu vazhdojnë të mbeten të njejtat.  

5 Qershor 2023, 11:14 Nga I.A
Braçe: Pse nuk bien çmimet, sot kur ngre një problem nuk
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, ndërkohë që ka akuzuar opozitës së ata janë të fundit që duhet të flasin për korrupsion.  

“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë? Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jemi bashkë. E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin” tha Braçe.

Braçe po ashtu ka folur edhe për çmimet e larta të produkteve në vend. Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, Braçe ka deklaruar se çmimet e ushqimeve në botë janë ulur, ndërkohë që këtu vazhdojnë të mbeten të njejtat.  

“Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë me 22.1%, ndërkohë që çmimet e drithërave në raport me prillin e këtij viti ranë me 4.8%, me një vit më parë kanë rënë me 25.3%. Çmimet e vajrave vegjetal, kanë rënë gjatë muajit maj në raport me prillin me 8.7%, ndërkohë me një vit më parë 48.2%. Çmimet i mishit me 1% në muajin prill dhe me 5% në raport me një vit më parë. të vetmet që kanë pësuar rritje janë çmimet e sheqerit. Kam një pyetje për ata që bëjnë pazar, keni verifikuar të këtë rënë çmimi i vajit, i bukës sa ka rënë çmimi i drithërave. Më e rëndësishme se sa të shahemi e të tregojmë me gisht secilin është të bëjmë tregjet të funksionojnë, ata që janë matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, përsa kohë të bien çmimet në tregjet ndërkombëtare, të reflektohen edhe këtu. Askush nuk po mbjell sot, për shkak karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën e ha karkaleci nesër. kam folur sot në këtë senacë që në shkurt dhe sot verifikoj se nuk është marrë asnjë masë. Sot po shoh se sa e parëndësishme është që të jesh deputet, Sot kur ngreh një problem, merren me ty jo me problemin," tha Braçe.  

erion brace seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll