Politike

"Gaz Bardhi proletrat", Dashnor Sula sulmon mazhorancën: Keni krijuar Grup Parlamentar në burg, ju mos sot nesër do paguani

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se në vend që të distancohen para se të ndodhin korrupsioni, këta e bëjnë këtë gjithmonë pas.

5 Qershor 2023, 11:07 Nga I.A

"Gaz Bardhi proletrat", Dashnor Sula sulmon mazhorancën: Keni

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar faktin se sa të arrestuar dhe të akuzuar ka nga radhët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka deklaruar se në vend që të distancohen para se të ndodhin korrupsioni, këta e bëjnë këtë gjithmonë pas. Po ashtu Sula ka theksuar se PS-ja ka krijuar Grup Parlamentar në burg. 

"Shiko, mos sot neser ju do të paguani. Zoti nuk harron. Moj zonja Ministre po ju të distancoheni para se të ndodhi ngjarja, po ju gjithmonë distancoheni pas ngjarjes. Ju keni krijuar grup parlamentar në burg. Ministra,drejtora sa të duash në burg. Thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet. Shkoni kontrolloni tenderat. Nuk janë kryer punë fare. Zoti ju dhëntë mendje. Zoti Bardhi është proletrar. kjo është e vërteta, por do vi dita që do të paguani," tha Sula.

dashnor sula seance plenare 5 qershor 2023

Sondazh

Poll