Përpara finales së FA Cup, kapiteni i jep lamtumirën ekipit të tij pas 7 vitesh!
ANGLI - Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City, por shpreson që më parë të fitojë tripletën, sukses që do kom...
Pas përfundimit të ‘misionit’ te Milani, mesfushori sulmues Brahim Diaz do të kthehet të Real Madrid sezonin e ardhshëm…
SPANJE - Brahim Díaz do të jetë lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm. Pas përfundimit të huazimit dy-vjeçar te Milani, lojtari nga Malaga, do të kthehet në klubin e bardhë për të përmbushur kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2025.
Dy gjëra bashkohen: huazimi ka mbaruar dhe, mbi të gjitha, ‘los blancos’, me konsensusin e Carlo Ancelottit, duan që ai të rikthehet nga Milani. Klubi madrilen beson se lojtari nga Malaga mund t'i ofrojë atij një profil interesant, Brahim është rritur shumë sezonin e kaluar në Serinë A. Si dëshmi, shifrat e tij (shtatë gola dhe shtatë asistime në 44 ndeshje gjithsej) dhe ndjenjat e tij (duke qenë më i miri në gjysmëfinalen e trishtë të Champions League kundër Interit).
Brahim Diaz do të luajë nesër kundër Veronës ndeshjen e tij të fundit si milanist pas tre vitesh në huazim në ‘San Siro’. Një lojtar shumë i dashur në Itali, por që kthehet në Spanjë, në shtëpinë e tij.
Një Spanjë, që megjithatë në nivel kombëtar, ia kthen shpinën. Dita e djeshme nuk ishte e lehtë për djalin dhe mjedisin e tij. Ata shpresonin që Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares ‘La Roja’, do ta merrte Diazin në Nations League, duke marrë parasysh sezonin e mrekullueshëm që ka pasur në Itali. Një zhgënjim me një trajner që, kuriozisht, e kishte gjithmonë njeriun nga Malaga në U19 dhe U21.
A i hap kjo dyert e kombëtares së Marokut? Dihet që Brahimi Diaz mund të luajë për atë vend, pasi paraardhësit e babait të tij janë nga atje. Dhe dihet se kombëtarja e Marokut i ka trokitur me këmbëngulje në derën e tij për ta joshur që të veshë fanelën e gjysmëfinalistit të ri të Botërorit të kaluar.
Deri më sot, Brahim Diaz e kishte lënë këtë mundësi në 'stand by', por mos thirrja në Nations League me kombëtaren spanjole mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje. Lista e radhës e ‘La Roja’ është në shtator... Maroku vazhdon të bëjë presion... edhe pse ëndrra e BD është të ketë sukses në vendin e lindjes. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, megjithëse vendimi, nëse do të kishte një ndryshim, nuk do të ishte kurrë i menjëhershëm.
Për këtë listë, tashmë do të ishte tepër vonë. Maroku ka dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Afrikës 2024 kundër Kepit të Gjelbërt dhe Afrikës së Jugut dhe lista tashmë është dhënë.
Në këtë ‘La Rojan’ spanjole nuk ka vend madrilenin Brahim Diaz. A do të shkojë ai me Marokun një ditë?
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City, por shpreson që më parë të fitojë tripletën, sukses që do kom...
GJERMANI - Rinovim i rëndësishëm tek Eintracht Frankfurt. Skuadra gjermane, që sezonin e kaluar fitoi Europa League, u përball me ...
TURQI - ‘Divorci’ i Omar Elabdelaoui nga Galatasaray nuk ishte aspak i qetë. Mbrojtësi norvegjez u lirua në shtat...
ANGLI - Sytë sot janë në “Wembley”, finalen e madhe të FA Cup midis Manchester Cityt dhe Manchester United! Kampionët e Ang...
SPANJE - Xavi, trajneri i Barcelonës, i hapi derën Ansu Fatit, sulmuesit 20-vjeçar. “Më pëlqen si lojtar dhe na ka ndihmuar sh...
ARBIA SAUDITE - Lionel Messi, padyshim që ndeshjen e fundit do ta luajë këtë të shtunë në mbrëmje me ngjyrat pariziane, ...
FRANCE - PSG nuk do të ketë zemër të festojë këtë mbrëmje gjatë ndeshjes së Clermont në ‘Parc des P...
SPANJE - Rafa Nadal e ka vendosur karrierën e tij profesionale mënjanë, por me shpresën për t'u rikthyer në tenis, nëse ...
FRANCE - Një vendim i marrë pas një mbrëmje plot tension. Prefektura e Corse-du-Sud njoftoi këtë të shtunë në...
ANGLI - Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë. Për shumë, më i miri. Trajneri i Man...