Sport

Trajneri Xavi i hap derën Ansu Fatit: “Kjo është Barcelona, jo OJQ”...

Trajneri i skuadrës katalanase ka folur edhe për rinovimin e tij: “Nuk do të ketë asnjë problem. Në dy-tre takime do të finalizojmë rinovimin, jam i sigurt për këtë”.

3 Qershor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Trajneri Xavi i hap derën Ansu Fatit: “Kjo është Barcelona,

SPANJE - Xavi, trajneri i Barcelonës, i hapi derën Ansu Fatit, sulmuesit 20-vjeçar.

“Më pëlqen si lojtar dhe na ka ndihmuar shumë. Është e qartë se ai po del nga një situatë e vështirë për shkak të dëmtimeve, por duhet të ketë vazhdimësi dhe nuk mund të garantoj asgjë. Kjo është Barcelona, ​​jo një OJQ”,- tha ai në një intervistë për Mundo Deportivo, duke iu referuar gjithashtu një ardhjeje të mundshme të Carrascos:

“Ne kemi pasur një opsion për të që nga janari, ai është një lojtar që na pëlqen”,- shtoi ai.

Trajneri i Blaugranas është rikthyer për të folur edhe për João Cancelo. “Nuk e di pse nuk erdhi në janar. Më thanë se ai nuk erdhi, sepse City i kishte thënë 'Jo' Barçës. Për këtë duhet të pyesni Pep Guardiolën”,- tha ai.

Sakaq, trajneri i skuadrës katalanase ka folur edhe për rinovimin e tij: “Nuk do të ketë asnjë problem. Në dy-tre takime do të finalizojmë rinovimin, jam i sigurt për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll