Sport

Al-Hilal përshpejton për lajmin e Leo Messit, madje cakton dhe datën e ardhjes së tij!...

Klubi saudit i Al-Hilal dëshiron të jetë përpara të gjithëve për të njoftuar shumë shpejt nënshkrimin me ‘Pleshtin’!

3 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Al-Hilal përshpejton për lajmin e Leo Messit, madje cakton dhe

ARBIA SAUDITE - Lionel Messi, padyshim që ndeshjen e fundit do ta luajë këtë të shtunë në mbrëmje me ngjyrat pariziane, në fushën e ‘Parc des Princes’ kundër Clermont. 

Nëse PSG-ja mori përsipër fjalët e Christophe Galtier, që njoftoi largimin e argjentinasit, kjo tani duket se është regjistruar dhe mbetet vetëm të dihet destinacioni i ‘Pleshtit’.  Barcelona shpreson të bëjë përparim në ardhjen e tij javën e ardhshme, pas rishikimit të shëndetit të tij financiar nga La Liga. Por Al-Hilal nxiton. 

E përditshmja Sport sot evokon planin e saktë të klubit saudit, i cili shpreson të bindë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” në një kohë shumë të shkurtër, përkatësisht deri më 6 qershor, të martën e ardhshme!

Për të bindur yllin argjentinas, sauditët vendosën mjetet sipas shtypit katalanas duke i ofruar një pagë prej 400 milionë euro në sezon, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë, shumë përpara 200 milionëve të Cristiano Ronaldos në Al Nasr.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll