Sport

Klubi gjerman rinovon me protagonistin e finales së Botërorit!

3 gola dhe 9 asiste regjistroi 31-vjeçari në sezonin e parë me Eintrachtin, skuadër me të cilën do të luajë deri në vitin 2026.

3 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA
Klubi gjerman rinovon me protagonistin e finales së Botërorit!

GJERMANI - Rinovim i rëndësishëm tek Eintracht Frankfurt. Skuadra gjermane, që sezonin e kaluar fitoi Europa League, u përball me vështirësi gjatë këtij edicioni në Bundesliga. Por ka siguruar finalen e Kupës së Gjermanisë.

Drejtuesit janë ambicioz dhe kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke rinovuar me Mario Goetze, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Njeriu që vendosi finalen e Kupës së Botës 2014, duke afruar Gjermaninë me trofeun e madh, u transferua verën e kaluar në Frankfurt për 3 milionë euro nga PSV.

3 gola dhe 9 asiste regjistroi 31-vjeçari në sezonin e parë me Eintrachtin, skuadër me të cilën do të luajë deri në vitin 2026. Mesfushori ofensiv shpreson që pas rinovimit të vijë edhe trofeu i Kupës. Eintrachti sonte me Leipzigun në “Olympiastadion” të Berlinit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll