Sport

Festa e titullit do të jetë në sfond, PSG-ja do t’ia kushtojë mbrëmjen Sergio Rico…

I shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, PSG do t'i japë mbështetje të madhe Sergio Ricos gjatë ndeshjes së Clermont, duke lënë mënjanë festën e titullit të 11-të.

3 Qershor 2023, 11:05 Nga DOSJA
Festa e titullit do të jetë në sfond, PSG-ja do t’ia

FRANCE - PSG nuk do të ketë zemër të festojë këtë mbrëmje gjatë ndeshjes së Clermont në ‘Parc des Princes’. 

Nëse parisienët dhe kapiteni Marquinhos do të ngrenë trofeun e tyre të njëmbëdhjetë të kampionit të Francës në fund të takimit, të gjitha mendimet e klubit do të drejtohen më tepër drejt portierit Sergio Rico, ende i shtruar në spital në Andaluzi, në një gjendje "të rëndë", por "e qëndrueshme" sipas deklaratës së fundit mjekësore. 

Të pikëlluar thellë për situatën e kolegut të tyre spanjol, Christophe Galtier dhe lojtarët e tij do t'ia kushtojnë mbrëmjen portierit para publikut të tyre, veçanërisht gjatë festimeve të kurorëzimit që duhet të kryhen me përmbajtje. 

Ndërsa klima ishte e rëndë këtë të premte në Camp des Loges gjatë seancës së fundit stërvitore, grupi parizien ishte ende duke menduar në orët e fundit se si të tregonte mbështetjen e tij për Rikon, një personalitet i matur, i buzëqeshur dhe i vlerësuar nga e gjithë dhoma e zhveshjes pariziene. 

"Nuk do të jetë një haraç, më shumë një mesazh mbështetjeje dhe shprese. Do të ketë shumë mbështetje për Sergio nga lojtarët, nga klubi, nga tifozët,"- tha Galtier. Në hapësirat e Parc des Princes, futbolli dhe festimi i një titulli do të jenë dytësore, duke shpresuar për lajme qetësuese nga Sergio Rico gjatë fundjavës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll