Sport

FA Cup/ Derbi i Manchesterit, sot sytë në “Wembley”! Në finale: City përballë United

Për herë të parë në histori, Manchester City dhe Manchester United do të përballen në finalen e madhe të Fa Cup.

3 Qershor 2023, 11:41 Nga DOSJA
FA Cup/ Derbi i Manchesterit, sot sytë në “Wembley”!

ANGLI - Sytë sot janë në “Wembley”, finalen e madhe të FA Cup midis Manchester Cityt dhe Manchester United! Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull.

Djemtë e Guardiolës e kanë fituar për herë të fundit titullin e Fa Cup në vitin 2019, ndërsa këtë sezon, ky trofe merr një rëndësi të madhe, pasi në Angli konsiderohet si prova e vërtetë e “Citizens” përpara finales së madhe të Stambollit, më 10 qershor, kundër italianëve të Interit për Champions League.

Në anën tjetër skuadra e Erik Ten Hag synon të fitojë trofeun e dytë sezonal, pas suksesit në Carabao Cup. “Djajtë e kuq” nuk i kanë fituar kurrë më parë në historinë e tyre dy trofetë e kupave angleze, por ata vijnë në këtë sfidë pas një serie prej katër fitoresh rradhazi, duke e mbyllur në vendin e tretë në Premier League.

Në historinë e Manchester United, vetëm Aresnali ka bërë më mirë në Fa Cup, pasi “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë këtë trofe, ndërsa “Topçinjtë” kryesojnë me 14 tituj. Për herë të fundit, United trofeun e FA Cup e ka fituar në 2016. Ndërsa në 19 vitet e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë triumfuar vetëm një herë në këtë kompeticion.

Në këtë sezon do të jetë ndeshja e tretë mes Cityt dhe United, pas skuadra e Erik Ten Hag është përballur dy herë me kampionët e Anglisë në Premier League. Sfida e parë foli për të besuarit e Guardiolës që shkatërruan United 6-3, ndërsa në Old Trafford, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2-1.

Finalja e derbit të Manchesterit e para në historinë e FA Cup do të startojë në orën 16:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll