Sport

Rafael Nadal i nënshtrohet një operacioni…

Rafa Nadal, ka kryer një ndërhyrje në këmbën e majtë në Barcelonë, dëmtimi që e ka mbajtur jashtë garës që nga Australian Open.

3 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Rafael Nadal i nënshtrohet një operacioni…

SPANJE - Rafa Nadal e ka vendosur karrierën e tij profesionale mënjanë, por me shpresën për t'u rikthyer në tenis, nëse është e mundur në fund të këtij sezoni, dhe për t'i dhënë lamtumirën këtij sporti në fushë, duke konkurruar në nivelin më të lartë.

Ai nuk humb kohë në interesin e tij për t'u rikuperuar. Siç raportohet nga ekipi i tij, minuta para të orës dhjetë të kësaj të premte mbrëma, "Rafa Nadal ju nënshtrua një operacioni të vogël artroskopik për të kontrolluar gjurin e majtë që e ka mbajtur atë jashtë garës".

"Kjo ndërhyrje u krye në Barcelonë nga Dr. M Philippon, Dr. Vilaró dhe Dr. Ruiz-Cotorro. Sot në mëngjes do të komunikojmë rezultatin e ndërhyrjes  dhe më shumë informacion rreth tij. Faleminderit", përfundon mesazhi. dhënë nga agjenti i tij i shtypit, Benito Pérez-Barbadillo.

Kanadezi  Marc J. Philippon është një pikë referimi në këtë llojë kirurgjie. Një përforcim në përpjekje për të zgjidhur problemin. Bashkë me të, së fundmi nga Parisi ka mbërritur edhe mjeku i familjes së spanjollit, Ángel Ruiz-Cotorro, ku po ndiqte tenistët spanjollë dhe shoqëruesin e tij të zakonshëm në sallën e operacionit, Jordi Vilaró.

Rafa Nadal mbush 37 vjeç sot. Ai është jashtë Roland Garros-it për herë të parë që kur fitoi të parën nga katërmbëdhjetë titujt e tij në 2005.

Një dëmtim, i cili është përkeqësuar me kalimin e kohës, e ka mbajtur atë jashtë fushës së tenisit që nga mesi i janarit, kur humbi në raundin e dytë të Australian Open nga Mackenzie McDonald, i çalë nga sëmundja . 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll