Sport

De la Fuente sulmon Deschamps, ‘molla e sherrit’ është mbrojtësi Robin Le Normand!

Luis de la Fuente ka publikuar të premten listën e lojtarëve të kombëtares, që do të marrin pjesë në ‘Final Four’ të Nations League. Trajneri spanjol ka thirrur edhe Robin Le Normand, i sapo natyralizuar, duke shfrytëzuar rastin për të sulmuar Didier Deschamps.

3 Qershor 2023, 10:31 Nga DOSJA

De la Fuente sulmon Deschamps, ‘molla e sherrit’ është

SPANJE - Robin Le Normand, qendërmbrojtësi francez, i natyralizuar spanjol më 24 maj, u thirr për herë të parë të premten për t'iu bashkuar kombëtares së Spanjës që do të luajë fazën finale të Nations League, të planifikuar për 14 deri në 18 qershor në Holandë. 

Spanjollët do të luajnë gjysmëfinalen e tyre kundër Italisë, më 15 qershor, në Enschede. Në një konferencë për shtyp, trajneri Luis de la Fuente nuk e ka fshehur kënaqësinë që ka mundur të llogarisë edhe mbrojtësin e stërvitur në Brest dhe është habitur që ai nuk ishte vënë re shumë kohë më parë nga stafi i ‘Bluve’.

De la Fuente sulmon Deschamps, ‘molla e sherrit’ është

“Normandi është një lojtar i madh, që ka bërë karrierë në vitet e fundit te Real Sociedad.  Ai ka statistika objektivisht të jashtëzakonshme, një të ardhme fantastike në një pozicion ku, në Spanjë, besoj se kemi nevojë për futbollistë të këtij niveli. Dhe nëse Franca nuk e thirri atë, kjo është sepse ata nuk e panë shumë. 

Megjithatë, unë i shikoj të gjitha kampionatet, shikoj shumë futbollin francez, italianin, i shikojmë të gjitha kampionatet dhe nuk na mungojnë lojtarët e mirë. Dhe në këtë rast, jam i lumtur që patëm mundësinë të kishim Robin, sepse mendoj se ai do të jetë një futbollist fantastik. Ai është një futbollist fantastik, me një karrierë shumë premtuese.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll