Sport

‘Pastrim’ total te PSG: Nuk do të vazhdojë as trajneri Christophe Galtier

Lamtumirës së konfirmuar tashmë të Leo Messit dhe Sergio Ramos, i shtohet edhe ajo e trajnerit pas vetëm një sezoni në klub.

3 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA
‘Pastrim’ total te PSG: Nuk do të vazhdojë as trajneri

FRANCE - Kjo e shtunë do të jetë një ditë lamtumirash te PSG. Messi tashmë ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën dhe Sergio Ramos po ashtu ka bërë të ditur, se pas dy sezonesh largohet nga skuadra parizien. Por jo gjithçka përfundon me kaq. Christophe Galtier do të jetojë edhe angazhimin e tij të fundit, si trajner i kampionit francez në Parc des Princes në një ditë të parëndësishme pikësh.

Javët e fundit, ishte vetë Christophe Galtier ai që nënvizoi gjërat e mira që ka bërë për të justifikuar se e meritonte të vazhdonte deri në vitin 2024. Megjithatë, PSG tashmë ka filluar punën për rindërtimin e ekipit, duke nisur nga trajneri. Luis Campos dëshiron Mourinhon, të cilin e njeh që nga koha e tij në Madrid, por drejtuesit nga Katari pa dyshim që anojnë drejt një trajneri si Luis Enrique apo Zidane .

Mbetet e qartë se e shtuna nuk do të jetë një natë më shumë në PSG. Dje në Roland Garros, u pa emiri Hamad ben Tamim Al Thani, së bashku me presidentin Al Khelaifi , dëshmi se ndryshimet do të përshpejtohen në javën e ardhshme. Pronarët e klubit e kuptojnë që skuadra përsëri ka dështuar, larg pritshmërive të vendosura në Champions, subjekt i madh i një projekti që ende nuk është funksional.

Christophe Galtier e nisi sezonin në mënyrë emocionuese, por pak nga pak efekti i tij u shua. Pas Kupës së Botës, PSG ishte një tjetër. Nëntë humbje në 2023, pesë më shumë se në 2022, kontekstualizojnë kolapsin e pësuar nga një dhomë zhveshjeje në të cilën nuk ka qenë e lehtë të menaxhosh kaq shumë ego së bashku. Eliminimi në Champions League nga Bayern dhe Kupa e Francës nga Marseille, dënuan një trajner që po largohet edhe nga dera e pasme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll