Sport

Sergio Ramos i thotë edhe ai lamtumirë PSG!

Spanjolli, pas Real Madridit, nënshkroi për dy vite me parisienët, gjatë të cilave arriti të bëjë 57 paraqitje dhe të fitojë dy kampionate franceze dhe një Superkupë.

3 Qershor 2023, 09:26 Nga DOSJA
Sergio Ramos i thotë edhe ai lamtumirë PSG!

FRANCE - Fundi i marrëdhënies së Sergio Ramos me Paris Saint-Germain! Dy vite pas ardhjes së tij në kryeqytetin francez, qendërmbrojtësi spanjoll njoftoi se do të largohet në verë.

37-vjeçari, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor, nuk pranoi t'i ulë të ardhurat, ndaj nga muaji i ardhshëm do të jetë në merkato... i lirë. Me postimin e tij në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se festa ndaj Clermont (03/06) do të jetë ndeshja e fundit në të cilën ai do të shkelë në “Parc des Princes”, duke veshur fanellën e Paris Saint-Germain.

“Nesër është një ditë e veçantë, nesër do t'i them lamtumirë një pjese tjetër të jetës sime, do t'i them lamtumirë Parisit. Nuk e di sa vende mund të ndihesh si në shtëpi, por pa dyshim Parisi, fansat dhe Parisi, ishte një prej tyre për mua.

Faleminderit për këto dy vite të mrekullueshme në të cilat kam mundur të garoj në të gjitha eventet dhe të jap maksimumin. Do të përballem me sfida të reja, do të vesh ngjyra të tjera, por së pari, për herë të fundit: #AllezParis!”, thuhet në mesazhin e Ramos.

Spanjolli, pas Real Madridit, nënshkroi për dy vite me parisienët, gjatë të cilave arriti të bëjë 57 paraqitje dhe të fitojë dy kampionate franceze dhe një Superkupë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll