Sport

Diego Simeone ‘i dashuruar’ pas Mbappé, pas tij vinë Vinicius dhe Haaland…

I pyetur për preferencën e tij mes Vinicius (Real Madrid), Erling Haaland (City) dhe Kylian Mbappé (PSG), trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone nuk hezitoi.

3 Qershor 2023, 08:45 Nga DOSJA
Diego Simeone ‘i dashuruar’ pas Mbappé, pas tij vinë

SPANJE - I ftuar, mbrëmjen e së enjtes, në programin ‘El Partidazo’ të radios spanjole Cadena COPE, Diego Simeone, trajneri i Atlético Madridit vlerësoi talentin e Kylian Mbappé. I pyetur për preferencën e tij mes Vinicius, anësorit brazilian të Real Madridit dhe sulmuesit të PSG-së, argjentinasi nuk dyshoi për asnjë moment.

“Me atë që po bën, Vinicius mund të bëhet ‘Topi i Artë’ i ardhshëm. Ai është një djalë që është përmirësuar shumë dhe është një nga ata lojtarë që mund të fitojnë një ndeshje vetë. Por mes tij dhe Mbappe, unë jam Mbappé 100%,”- tha Simeone.

 E njëjta pyetje iu bë më pas për Erling Haaland dhe Kylian Mbappé. Dhe këtu përsëri, Simeone ishte i bindur. “Midis Mbappé dhe Haaland? Mbappe. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjithçka mirë, vetëm në moshën 24-vjeçare. Është çmenduri”,- ka rrëfyer, nën magjinë e tij tekniku i Atlético de Madrid.

Dhe kur u pyet, nëse e shikonte atë një ditë të Real Madridi, argjentinasi nuk e përjashtoi idenë. “Ne nuk mund ta rekrutojmë atë (te Atlético). Real Madrid gjithmonë rekruton lojtarët më të mirë. Për kampionatin spanjol, nëse Mbappé vjen te Real Madridi dhe Leo Messi kthehet te Barcelona, ​​kjo do të ishte fantastike”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll