Sport

Ibrahimovich nuk ka ndërmend të ndalet, klubi i Serisë A i ofron kontratën për të festuar 42-vjetorin!

Zlatan Ibrahimovic humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju. Më saktë ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ka shënuar një gol.

3 Qershor 2023, 09:01 Nga DOSJA
Ibrahimovich nuk ka ndërmend të ndalet, klubi i Serisë A i ofron

ITALI - Edhe pse në moshën 41-vjeçare ai sfidoi "ligjet e fizikës", Zlatan Ibrahimović nuk ka ndërmend të pensionohet. Suedezi do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni, por karriera e tij nuk do të ndalet me kaq.

Sipas mediave italiane, sulmuesi i famshëm mund të festojë ditëlindjen e tij të 42-të në Monza në tetor .

"Monza më tha se ata kanë një kontratë gati për mua. Por aktualisht jam lojtar i Milanit dhe jam krenar për këtë. Nuk besoj se do të tërhiqem në fund të sezonit. E di që duhet të gjej një bilanc të mirë për të ardhmen”, tha Zlatan.

Zlatan Ibrahimovic humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju. Më saktë ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ka shënuar një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll