Sport

Dëshmia e kushëririt të viktimës ‘e fundos’ Dani Alves: “Ajo kishte pësuar shumë dëme në fytyrë dhe donte të ikte”...

Deklarata e tij është shumë e rëndësishme për hetimin e çështjes, pasi ka qenë në diskotekë

2 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Dëshmia e kushëririt të viktimës ‘e fundos’ Dani

SPANJE - Dani Alves ndodhet në paraburgim që nga janari i kaluar dhe çështja e tij po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Ish-futbollisti brazilian akuzohet për një përdhunim të dyshuar të një gruaje të re, që ka ndodhur natën e 30 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Që atëherë, si Alves ashtu edhe viktima e supozuar kanë dëshmuar në më shumë se në një rast.

Pas deklaratave të fundit të së resë, të cilat u mblodhën dhe u transmetuan nga programi Cuatro 'En boca de todos', tashmë ka dalë në dritë dëshmia e kushëririt të saj, i cili ka dashur të shpjegojë se çfarë ndjente viktima e dyshuar. Kujtojmë se, në pritje të gjykimit, Dani Alves ndodhet pas hekurave prej katër muajsh dhe gjyqtari i çështjes e ka refuzuar lirimin e tij në më shumë se një rast.

Dëshmia e kushëririt të viktimës ‘e fundos’ Dani

Kushëriri i ankueses siguron se e reja kishte frikë të denonconte

Kushëriri i viktimës së dyshuar, i cili ka dhënë informacione të rëndësishme për hetimin, ka shoqëruar të renë atë natë dhe tregon se çfarë ka ndodhur pas përdhunimit të dyshuar në banjat e klubit të natës katalanase. "Ata po kërcenin. Ajo më tha që ai insistonte të ikin, ajo tha ku dhe se ai nuk u përgjigj. Kushërira ime shkoi vullnetarisht",- shpjegon ai.

"Ajo mendoi se do të flisnin dhe unë i thashë: "Shko dhe zgjidhe çështjen". Kaluan 15 ose 20 minuta. Dani u kthye i pari. Ajo kishte një fytyrë të keqe... se kishte pësuar shumë dëme dhe donte të ikte”, thotë ai.

Deklaratat e kushëririt marrin më shumë forcë kur ai tregon se e reja kishte frikë të denonconte, pasi do të përballej me një person të famshëm dhe se askush nuk do ta besonte. Krahas kësaj, i afërmi i viktimës së dyshuar ka treguar edhe mesazhet që janë shkëmbyer me Brunon, mikun e Dani Alves, pas asaj që ndodhi: “Të bëhemi vëllezër, shtëpia ime është në... Unë nuk jam gjithmonë aty, por çfarëdo që ju nevojitet këtu jam".

Dëshmia e kushëririt të viktimës ‘e fundos’ Dani

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll