Bota

FOTO/ Në tenda e të shpërndarë, asnjë incident nga protestat e serbëve në Zubin Potok dhe Zveçan

Protestuesit janë shpërndarë rreth selive të komunave, ndërsa disa prej tyre kanë qëndruar në tendat e ngritur dy ditë më parë. Ndërkohë që edhe sot në sfond dëgjohen këngë nacionaliste serbe. 

2 Qershor 2023, 10:24 Nga a.l
FOTO/ Në tenda e të shpërndarë, asnjë incident nga
Protesta në Zubin Potok

KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e thirrur sot në veri të Kosovës nga qytetarët serbë. Situata në dy komunat Zubin Potok dhe Zveçan paraqitet e qetë. 

Protestuesit janë shpërndarë rreth selive të komunave, ndërsa disa prej tyre kanë qëndruar në tendat e ngritur dy ditë më parë. Ndërkohë që edhe sot në sfond dëgjohen këngë nacionaliste serbe. 

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll