Bota

FOTO-LAJM/ Ceremoni martesore në Jordani, Princi i kurorës Husein martohet me Saudin Raiva Al Saifah, të ftuar mbretët nga gjithë bota (DETAJE)

Princi Husein u bë trashëgimtar i fronit në vitin 2009 pasi babai i tij hoqi titullin nga gjysmë vëllai i tij Hamzah në vitin 2004. 

2 Qershor 2023, 09:53 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Ceremoni martesore në Jordani, Princi i kurorës Husein
Princi dhe princesha e Jordanisë

JORDANI- Princi i kurorës i Jordanisë Hussein bin Abdullah ka kurorëzuar sot dashurinë me arkitekten saudit Rajwa Al Saif të enjten në një ceremoni martesore ku morën pjesë mbretër nga e gjithë bota. 

Ceremonia u zhvillua në Pallatin Zahran të mesit të shekullit në kryeqytetin Aman, skena e dasmave të tjera kryesore të mbretërisë Hashemite, duke përfshirë atë të Mbretit Abdullah II me Mbretëreshën Rania dhe gjithashtu atë të babait të monarkut, mbretit të ndjerë Husein bin Talal.

Djali i madh i mbretit dhe Al Saif, të dy 28 vjeç, u martuan në një ceremoni ku morën pjesë familjet e tyre dhe 140 të ftuar, duke përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së Jill Biden dhe Princin dhe Princeshën Britanike të Uellsit, shkruajnë mediat e huaja. 

Princi Husein u bë trashëgimtar i fronit në vitin 2009 pasi babai i tij hoqi titullin nga gjysmë vëllai i tij Hamzah në vitin 2004. 

saudin raiva al saifah

Sondazh

Poll