Bota

Takimi mes Osmanit dhe Rishi Sunak/ Deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

Përmes një postimi në Twitter, Kearns shkruan se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Ajo po ashtu tha se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

2 Qershor 2023, 09:15 Nga a.l
Takimi mes Osmanit dhe Rishi Sunak/ Deputetja Kearns: Si miq të
Rishi Sunak dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja britanike dhe njëherësh kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns. Përmes një postimi në Twitter, Kearns shkruan se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Ajo po ashtu tha se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.  

 

rishi sunak vjosa osmani

Sondazh

Poll