Bota

Operacion antidrogë në Portugali/ Kapen 1 tonë kokainë në varkën me vela, arrestohet një 53-vjeçar

Varka me vela rreth 16 metra e gjatë është shoqëruar në bazën detare të Lisbonës ku ka mbërritur mëngjesin e sotëm. 

2 Qershor 2023, 09:58 Nga a.l
Operacion antidrogë në Portugali/ Kapen 1 tonë kokainë
Droga

PORTUGALI- Një operacion antidrogëështë zhvilluar së fundmi në Portugali e cila ka çuar në zbulimin e rreth 1 tonë drogë të llojit kokainë në një varkë me vela. Mediat e huaja raportojnë se në pranga është vënë një 53-vjeçar me kombësi holandeze. Varka me vela po kalonte Oqeanin Atlantik, midis Amerikës Latine dhe Portugalisë. 

I ashtuquajturi “Operacioni Monako”, i nisur ditët e fundit nëpërmjet Njësisë Kombëtare të PJ-së për Luftimin e Trafikut të Narkotikëve me mbështetjen e Marinës, synon të luftojë trafikun ndërkombëtar të drogës nga deti. Varka me vela rreth 16 metra e gjatë është shoqëruar në bazën detare të Lisbonës ku ka mbërritur mëngjesin e sotëm. 

Operacioni, i cili u shkaktua në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Drejtoria e Hetimit dhe Veprimit Penal (DIAP) të Lisbonës, pati bashkëpunimin e Administratës për Zbatimin e Drogës (DEA) të Shteteve të Bashkuara, të Direction Nationale du Renseignement et des Enquêtes Douanières (DNRED), nga Franca, dhe gjithashtu me mbështetjen e Qendrës së Analizës dhe Operacioneve Detare, Narkotike (MAOC-N) me bazë në Lisbonë. 

droge ne portugali

Sondazh

Poll