Bota

ALARM i kuq në Kanada, zjarret shkrumbojnë më shumë se 2.7 milionë hektarë në vitin 2023

Ai shtoi se, aktualisht janë 211 zjarre aktive në të gjithë vendin, duke përfshirë 82 që po digjen jashtë kontrollit. 

2 Qershor 2023, 09:40 Nga a.l
ALARM i kuq në Kanada, zjarret shkrumbojnë më shumë se 2.7
Zjarr në Alberta

KANADA- Një raport i publikuar së fundmi nga autoritetet e mjedisit në Kanada zbulon se zjarret kanë djegur më shumë se 2.7 milionë hektarë në vend deri më tani këtë vit, tetë herë më shumë se mesatarja e tre dekadave të fundit, pasi më shumë se 200 zjarre mbetën aktive.

Pas shpërthimeve të mëdha në perëndim të vendit në maj, veçanërisht në provincat Prairies të Alberta dhe Saskatcheëan, përpjekjet masive të shuarjes së zjarrit u zhvendosën javën e kaluar në Nova Scotia në bregun e Atlantikut, shkruajnë mediat e huaja. 

"Këto kushte në fillim të sezonit janë të paprecedentë dhe natyrisht ato janë thellësisht shqetësuese për të gjithë kanadezët," tha në një konferencë shtypi Ministri i Gatishmërisë Emergjente Bill Blair.

Ai shtoi se, aktualisht janë 211 zjarre aktive në të gjithë vendin, duke përfshirë 82 që po digjen jashtë kontrollit. 

Ardhja e një vale ekstreme të të nxehtit dhe erërave të forta në lindje rrezikon kanë përshkallëzuar vatrat e zjarrit.  Në Nova Scotia, 16 zjarre ishin aktive të enjten. Njëra është duke kërcënuar periferitë veriperëndimore të qytetit kryesor të provincës Halifax dhe detyroi evakuimin e më shumë se 16,000 banorëve vendas. Tani duket se është pjesërisht nën kontroll.

Por një tjetër zjarr pranë liqenit Barrington vazhdon të jetë një sfidë për ekipet e zjarrfikësve pasi ka djegur më shumë se 20,000 hektarë. Ky është zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në provincë. Më shumë se 2,000 banorë të zonës në rrugën e flakëve që lëviznin me shpejtësi u detyruan të largoheshin menjëherë në fillim të kësaj jave. 

zjarr ne kanada

Sondazh

Poll