2 Qershor 2023, 09:22
Nga a.l
Kimberly West
Kimberly West është përzgjedhur Prokurore e Specializuar pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian. Ajo ka qenë më parë prokurore federale e SHBA-së me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar. West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smith i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nëntor 2022 për të marrë një post si Prokuror Special në Shtetet e Bashkuara.
“Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues. Pres me kënaqësi të marr detyrën në ZPS dhe ta çoj përpara punën e saj” tha West.
West vjen në ZPS nga Firma Ligjore Eshkroft (Ashcroft Law Firm) në Boston, Masaçusets (Massachusetts), ku është partnere që nga viti 2019 dhe është përqendruar kryesisht në mbrojtje të çështjeve penale të lidhura me krimin ekonomik. Para se të merrte detyrën në këtë firmë, West punoi si prokurore për më shumë se dy dekada në role në nivel vendor, federal dhe ndërkombëtar.
West ishte gjithashtu Shefe e Byrosë së Krimeve në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në periudhën nga viti 2015 deri në 2019. Në këtë rol, ajo mbikëqyrte një ekip prej 120 profesionistësh të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të një game të gjerë veprash penale në fushën e mashtrimeve financiare, korrupsionit publik, trafikut të drogës, lojërave të fatit dhe trafikimit të qenieve njerëzore; në mbrojtjen e të dënuarve në fazën e apelit; dhe në ndihmën për viktimat dhe dëshmitarët.
Ajo mori detyrën në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm pasi erdhi nga Zyra e Prokurorit Federal të SHBA-së, Distrikti i Masaçusetsit, ku ajo shërbeu si Ndihmës-prokurore Federale e SHBA-së në Njësinë për Mashtrimet në Kujdesin Shëndetësor për dy vjet dhe në Njësinë e Sigurisë Kombëtare për gjashtë vjet. West mori detyrën në Njësinë e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit.
Për pesë vjet, në periudhën nga viti 2008 deri në 2013, znj. Uest shërbeu si prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku ajo ishte pjesëtare e ekipit që ndoqi penalisht Radovan Karaxhiqin për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë. Ajo ishte gjithashtu në ekipin e prokurorëve në çështjen gjyqësore Pwrliq et al që u përqendrua në krimet e kryera në Mostar dhe shkatërrimin e Urës së Vjetër.
kimberly west
Bota
2 Qershor 2023, 09:15
a.l
Rishi Sunak dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin P...
Bota
2 Qershor 2023, 09:12
a.l
Chris Murphy
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të...
Bota
2 Qershor 2023, 09:07
a.l
Vladimir Putin dhe Vera Putina
RUSI- Një grua që prej vitesh pretendonte se ishte nëna e fshehtë e Vladimir Putinit, ka vdeku...
Bota
2 Qershor 2023, 09:10
A.B
Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekë...
Bota
2 Qershor 2023, 09:01
m.s
foto ilustruese
GREQI- Lidhur me rastin e përdhunimit të një 12-vjeçareje në Greqi, ka shkuar në 29 numri i personave t&eu...
Bota
2 Qershor 2023, 09:00
a.l
Vatikan
ITALI- Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Itali. Mediat e huaja raportojnë se një burrëësht&e...
Bota
2 Qershor 2023, 08:56
a.l
Lufta në Ukrainë
RUSI- Dy fshatra në rajonin perëndimor të Rusisë Bryansk janë granatuar nga forcat ukrainase, por ...
Bota
2 Qershor 2023, 08:53
a.l
Raketa
SHBA- Në përgjigje të vendimit të Rusisë për të pezulluar traktatin bërthamor START, administrata e presiden...
Bota
2 Qershor 2023, 08:48
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në samitin e liderëve evropianë të mbajtur në kryeq...
Bota
2 Qershor 2023, 08:44
m.s
luftime te ashpra
SENEGAL- Nëntë persona u vranë në Senegal të enjten, në përleshjet midis policisë dhe mbësh...