Bota

'Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona'/ Vijon pa incidente protesta në veri, serbët MESAZHE me pankarta (FOTO)

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente.

2 Qershor 2023, 09:46 Nga a.l
'Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona'/ Vijon pa
Pankarta në veri të Kosovës

KOSOVË- Vijon pa incidente protesta e serbëve në veri të Kosovës. Mediat serbe raportojnë se disa protestues në Zveçan kanë ngritur pankarta të ndryshme.

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, shkruhej në to. 

'Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona'/ Vijon pa
Pankartat

Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll