Bota

Pretendonte se ishte nëna e Vladimir Putin, ndërron jetë 97-vjeçarja

Vera Putina për dekada tha se Presidenti rus ishte djali i saj, i lindur nga ajo pasi kishte një lidhje me një burrë të martuar.

2 Qershor 2023, 09:07 Nga a.l
Pretendonte se ishte nëna e Vladimir Putin, ndërron jetë
Vladimir Putin dhe Vera Putina

RUSI- Një grua që prej vitesh pretendonte se ishte nëna e fshehtë e Vladimir Putinit, ka vdekur në moshën 97-vjeçare në varfëri, shkruajnë mediat e huaja. Vera Putina për dekada tha se Presidenti rus ishte djali i saj, i lindur nga ajo pasi kishte një lidhje me një burrë të martuar.

Diktatori nuk i ka pranuar kurrë publikisht këto pretendime, pavarësisht se gruaja shpërndau foto të djalit të saj, të cilat tregonin një ngjashmëri të çuditshme me liderin tashmë 70-vjeçar rus, shkruajnë mediat e huaja. 

Vera kishte jetuar në fshatin e varfër të Metekhi në ish-shtetin sovjetik të Gjeorgjisë. Ajo pretendoi se e braktisi liderin rus kur ai ishte vetëm 10 vjeç. Putin shkroi në autobiografinë e tij se ai lindi dhe u rrit në Shën Petersburg nga një grua e quajtur Maria dhe babai i tij, i quajtur gjithashtu Vladimir Putin. 

vera putina vladimir putin

Sondazh

Poll