Bota

Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi/ 29 të arrestuar, shqiptari kishte materiale pornografike të vajzës

Sipas informacioneve, 12-vjeçarja pritet të japë një deklaratë të re, e cila nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të reja

2 Qershor 2023, 09:01 Nga m.s
Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi/ 29 të arrestuar,
foto ilustruese

GREQI- Lidhur me rastin e përdhunimit të një 12-vjeçareje në Greqi, ka shkuar në 29 numri i personave të arrestuar, mes tyre babë e bir. Bëhet fjalë për dy grekë, 48 dhe 21 vjeç, dy pakistanezë, 52 dhe 36 vjeç, dy nga Bangladeshi, 44 dhe 28 vjeç dhe një shqiptar 47 vjeç, i cili në fakt kishte materiale pornografike që shfaqnin vajzën, raporton "Protothema".

Operacioni për arrestimin e tyre ka nisur mëngjesin e djeshëm. Raundi i ri i arrestimeve u hap pas deklaratës së gjashtë plotësuese të dhënë nga viktima në fillim të prillit, në të cilën identifikoi të arrestuarit.

Është tronditës fakti se mes shtatë të arrestuarve është një burrë 48-vjeç dhe djali i tij 20-vjeç, të cilët janë takuar më shumë se një herë me 12-vjeçaren.

Të gjithë pritet të dalin sot në Prokurori, ndërsa çështja do t'i kalojë hetuesit për të veçuar dosjen në mënyrë që të mos bëhet fjalë për parashkrim apo skadim të paraburgimit të të pandehurve. Sipas informacioneve, 12-vjeçarja pritet të japë një deklaratë të re, e cila nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të reja.

greqi perdhunim

Sondazh

Poll