Bota

Ndalonin makinat në rrugë, policia e Kosovës vë në pranga tre serb në Zveçan

Të arrestuarit pritet të përballen me akuzën për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

1 Qershor 2023, 11:38 Nga a.l
Ndalonin makinat në rrugë, policia e Kosovës vë në
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga 3 shtetas serbë në Zveçan të cilët akuzohen se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë ndaluar në rrugë disa automjete. Të arrestuarit pritet të përballen me akuzën për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

“Zveçan 31.05.2023 – 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete”, thuhet në raportin policor.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në komisariat, janë marrë në pyejte dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. 

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll