Bota

Erdogan pas bisedës me Kurtin: Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.

31 Maj 2023, 21:00 Nga f.i
Erdogan pas bisedës me Kurtin: Përparimi në dialog, mënyra e
Kurti dhe Erdogan

KOSOVË- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.

Sipas njoftimit, ai ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut. Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll