Bota

Ç'ndodhi në Namibia? 15 anëtarë të një familjeje vdiqën nga helmimi me ushqim

Policia ka nisur hetimet për rastin.

31 Maj 2023, 19:46 Nga k.m.
Ç'ndodhi në Namibia? 15 anëtarë të një
Foto ilustruese

UINDHUK- 15 anëtarë të një familjeje kanë vdekur në Namibi pasi hëngrën qull të bërë nga drithërat, duke rezultuar në helmim nga ushqimi. Lajmin e bëri me dije Policia mbrëmjen e së shtunës së kaluar, në fshatin Kayohala, në skajin verilindor të vendit, 21 anëtarët e familjes së gjerë. Menuja përfshinte qull, një dietë kryesore për shumë familje të varfra.

“21 anëtarët e familjes që hëngrën ushqimin u sëmurën dhe gjendja e tyre kaloi shumë shpejt nga e rëndë në kritike. Ata janë dërguar me urgjencë në spital,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Deri të hënën, 7 kanë ndërruar jetë, ndërsa në total numrin i të vdekurve është rritur në 15. Policia ka nisur hetimet për rastin.

namibi

Sondazh

Poll