Bota

Medvedev bën deklaratën e fortë: Zyrtarët britanikë të gjithë ‘objektivë atentatesh'

Medvedev, i cili mund të konsiderohet si një pasues i presidentit Putin nëse ai detyrohet të lërë postin, i quan zyrtarët britanikë “armiq të përjetshëm të Rusisë”.

31 Maj 2023, 19:27 Nga f.i
Medvedev bën deklaratën e fortë: Zyrtarët britanikë
Dmitry Medvedev dhe Vladimir Putin

RUSI- Dmitry Medvedev, ish-president dhe kreu i këshilli të sigurisë së Rusisë ka thënë për mediat vendase se mbështetja e Britanisë ndaj Ukrainës përbën një “luftë të padeklaruar” ndaj Rusisë”. The sun shkruan se zhvillimi vjen pak pasi ministri i jashtëm britanik James Cleverly mbështeti përshkallëzimin e konfliktit në atë që quante “e drejta e Ukrainës për të goditur objektiva brenda Rusisë”.

'Sot Britania vepron si aleati i Ukrainës duke i dërguar armë, pajisje e specialistë, pra është de facto një deklarim lufte ndaj Rusisë. Duke qenë kështu, çdo zyrtar publik britanik (civil ose ushtarak që nxit luftën) mudn të jetë një objektiv legjitim atentati,”- tha Medvedev.

Medvedev, i cili mund të konsiderohet si një pasues i presidentit Putin nëse ai detyrohet të lërë postin, i quan zyrtarët britanikë “armiq të përjetshëm të Rusisë”.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll