Bota

Gazetari poston foton simbolike nga Kosova: Shiheni guximin e gazetares dhe huliganët që fyejnë profesionistët

Maliqi shkruan se guximi i gazetarëve përpara një grupi huliganësh dhe kriminelësh në veri të Kosovës është për tu admiruar.

31 Maj 2023, 19:57 Nga I.A
Gazetari poston foton simbolike nga Kosova: Shiheni guximin e gazetares dhe
Gazetarja

KOSOVË- Situata në veriun e Kosovës vijon që të jetë e trazuar, por gazetarët janë në terren, nga ky po tregojnë me detaje çdo gjë. Gazetari shqiptar i Kosovës, Dukagjin Maliqi, ka postuar një foto që e quan epike. Maliqi shkruan se guximi i gazetarëve përpara një grupi huliganësh dhe kriminelësh në veri të Kosovës është për tu admiruar.

“Kjo fotografi është thjesht epike. Veç ndaluni dhe shihni në detaje këtë fotografi. Guximin e gazetares e cila armën e vetme kundër një grupi huliganësh e kriminelësh e ka mikrofonin, nuk e kanë një pjesë e madhe e burrave që po i fyejnë këta profesionistë. Përndryshe, Tëvë1 e ka të mbushur redaksinë e lajmeve me të tillë gazetar si Fetije Kamberi”, shkruan Maliqi.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

dukagjin maliqi

Sondazh

Poll