Bota

Peach: Zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

Ai ka thënë se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e ka dhënë një mesazh të qartë.

31 Maj 2023, 19:40 Nga I.A
Peach: Zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar imazhin
Stuart Peach

KOSOVË- I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se e ka vizituar këto ditë Kosovën, “në kohë serioze”. Ai ka thënë se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e ka dhënë një mesazh të qartë. Ai ka thënë se Britania e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën, por veprimet e njëanshme do ta bëjnë më të vështirë diçka të tillë.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur me forcë kryetarët e komunave në ndërtesa komunale, ka qenë i pamenduar mirë dhe ka pasoja të dëmshme. I kam përcjell zhvillimet nga afër, dhe kam biseduar me homologët në Uashington, Bruksel dhe më tej. Këto biseda ma kanë bërë të qartë se zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët”, shkruan ai.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

stuart peach albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll